Lauka: Lulёzimi dhe vyshkja e Lulzimit

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Islam Lauka, konsideron se ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka dëshmuar veten që rritet e zhvillohet vetëm nëse është nën hijen e dikujt.

Në një postim në Facebook, Lauka ka shkruar se pas gjashtë marsit, në kërkim të hijes, Luli u gjend akoma mё zbuluar, pas vendimit tё gjykatёs qё iu jep fuqi ligjore akteve tё Komisionit tё Rithemelimit tё PD-sё.

Postimi i plotë:

Lulёzimi dhe vyshkja e Lulzimit

Lulzim Basha e ka dёshmuar veten si specie qё rritet e zhvillohet vetёm nёn hijen e dikujt. Ai lulёzoi dhe u harlis nёn hijen e Sali Berishёs. Me shpalljen e kёtij tё fundit “nongrata” nga SHBA, ai nxitoi tё ndёrrojё menjёherё hije dhe u rehatua nё “mrizin” e Juri Kimit.

Vorbulla e 6 marsit ua prishi ndejën dhe i nxori zbuluar tё dy, Kimin dhe Lulin. Nё kёrkim tё hijes, Luli u gjend akoma mё zbuluar, pas vendimit tё gjykatёs qё iu jep fuqi ligjore akteve tё Komisionit tё Rithemelimit tё PD-sё. Pёrfundoi nё shoqёrinё e komunitetit tё tё tё vyshkurve e tё veniturve tё sё njёjtёs specie si ai, si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Senegali kualifikohet, eliminon Egjiptin

Story i radhës

Shfaqje e çuditshme gjatë penalltive në ndeshjen Senegali – Egjipti

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish