Latifi: Mirë që po zbuten masat anti-COVID

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është mirë që po zbuten masat anti-COVID nga 18 prilli.

Latifi ka thënë se Komuna e Rahovecit ka kërkuar zbutjen e masave në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i realizojnë aktivitetet e tyre ekonomike.

“Kemi kërkuar zbutje të masave dhe jemi të gatshëm që të përballemi me kërkesat dhe nevojat për sa i takon menaxhimit të pandemisë dhe mirë po bëhet që po zbuten masat pasi qytetarët tanë do të kenë mundësi t’i realizojnë aktivitete e tyre natyrisht duke i respektuar rekomandimet dhe masat e IKSHPK-së”, është shprehur Latifi.

Ai ka kërkuar rritjen e numrit të inspektorëve që do të minitorojnë respektimin e masave anti-COVID.

Latifi ka folur edhe për vaksinimin duke thënë se Kosova duhet të ndërmarrë një fushatë informuese për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit, pasi siç ka thënë, shumë qytetarë po refuzojnë ta bëjnë këtë.

Komuna e Rahovecit, sipas tij, deri tani ka vaksinuar 170 qytetarë, duke përfshirë këtu punonjës shëndetësorë dhe të moshuar dhe se gjatë ditës, kjo komunë kryen mesatarisht 50 teste rapide për COVID-19.

Ngjarja paraprake

Juventusi dëshiron ta mbajë Moratan, por i kërkon ulje të çmimit Atleticos

Ngjarja e ardhëshme

Studim mbi anti-semitizmin në Ballkanin Perëndimor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian