Latifi: Kjo është pjesa e keqe e punës tonë

Piloti kanadez i Williams, Nicholas Latifi, ka rrëfyer se pas garës së fundit në Abu Dhabi, është shoqëruar me bodyguard për shkak të kërcënimeve me jetë që ka marrë. Ai ishte protagonist i një aksidenti në pistë 5 xhiro nga fundi, që solli futjen e makinës së sigurisë dhe më pas erdhi parakalimi i Max Verstappen ndaj Lewis Hamilton.

“Po, kam punësuar agjentë sigurie që më shoqëronin kur lëvizja, pasi mora kërcënime me vdekje.

Asnjëherë nuk i dihet se si mund të sillen njerëzit dhe se sa seriozisht e kanë. Ndonjëherë mjafton një person i pirë në aeroport për të krijuar rrëmujë. Mjafton një në një milionë”, u shpreh Latifi.

“I mora seriozisht kërcënimet dhe kur lëviza në Londër disa ditë pas garës isha i shoqëruar, pasi kështu ndihesha më i sigurtë. Mund të duket një idiotësi, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Kjo është pjesa e keqe e punës tonë”, u shpreh Nicholas Latifi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nedellkov: Drejtorët të mos bojkotojnë grevën në arsim

Story i radhës

Ali Ahmeti uron 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të fundit nga

Dënohet rëndë Peja

Peja është dënuar të martën nga Komisioni i Garave i FBK-së, që drejtohet nga Armend Hamiti.