Lashtësia shqiptare dhe rrënjët e tij!

dhe Kadmi, pellazgë, ishin të parët që i sollën njerëzisë shkrim leximin dhe rrezatimet e para drejt shtigjeve të diturisë. Thoti u shfaq para njerëzisë me shkrimin e tij me hieroglife që mund ta lexonin vetëm mendjet e ndritura, ndërsa Kadmi më vonë solli shkrim të lehtë që mund ta lexonin masa e gjerë e njerëzisë. Thoti u shfaq shumë heret, menjëherë pas të ashtquajtursë “Përmbytje Natyrore”, ndërsa Kadmi dhe Harmonia më vonë që, ishin babai dhe nëna e Ilirit i cili formoi Ilirinë me një shtrirje në tërë Ballkanin Perëndimor (Ilirinë Perëndimore). Pas të ashtquajturës “Përmbytje Natyrore”, mbështetur nga mitet, ka shpjegime të ndryshme nga studiuesë, disa e mbështesin Përmbytjen e kontinentit të Atlantidës si pasoj e baticave dhe zbaticave të ujërave të detërave dhe oqeaneve, disa studiuesë shohin shkas shkrirjen e akullnajave, ndërsa ca studiuesë të tjerë të bazuar në mitologji, sqarojnë se kontinenti i Atlantidës ishte Përmbytë, 13 mijë vite p. L. K, nga shkaqet e luftës ndërmjet dy Fuqive të Mëdha për të dominuar në Botë, meqë njerëzia në atë kohë kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm. Fuqitë kryesore në kontinentin e Atlantidës, që ishte i vetmi kontinent para Përmbytjes, bazuar në mitologji, ishin dy: Pellazgjia (pellazgët) dhe Drakonia (drakonikët), për të zotëruar Botën ata filluan luftën, e cila luftë u zhvillua me armatim shumë të përsosur, ku, përmes bombardimeve u Përmbytë kontinenti i Atlantidës. Pjesën ku jetonin drakonikët e mori shpejt uji, ndërsa pjesën pellazgjike më ngadalë, por në tërësi, tërë, kontinentin e Atlantisës e përbiu uji. Pas kësaj Përmbytje filloi jeta me një numër të pakt pellazgësh, pra, filloi jeta nga zero, meqë nuk kishte njerëz dhe ishte shkatrruar çdo gjë nga Përmbytja në planetin e Tokës.

Pellazgët së pari ishin vendosur në Azinë e Vogël, në tërë Azinë, Afrikën Veriore e më vonë edhe Evropën. Ata ishin të parët pas Përmbytjesë Natyrore që populluanë këto vende. Sipas miteve kontinenti i Atlantidës mund të ketë egzistuar më se 320.000 vjet (treqind e njëzetë mijë vjet), ndërsa tani Atlantida mund të jetë vend i akullt. Thuhet, sipas miteve, se pas Përmbytjes Natyrore, që ndryshe quhet edhe si koha e Nuhit (Noit), 13 mijë vite p. l. K, Nuhi kishte pasur tre djem që së bashku i kishin shpëtuar Përmbytjes. Djemtë e Nuhit ishin: Kami-nët, Femi-nët dhe Japi-dët, sipas mitologjisë, indo-evropianët ishin pasardhësit e Nuhit, ndërsa nga djemtë e tij: Kami populloi Afrikën, Femiu populloi Lindjen e Mesme dhe Japi-di populloi Evropën, ku në bazë të emrit të tyre morën emrin edhe popujt, kaminët në Afrikë, feminët në Lindjen e Mesme dhe japidët në Evropë. Pellazgët lanë shumë të gjetura, nëpër kohë, arkeologjike nga Egjeu deri në Mesdhe, në bregdetin e detit Adriatik, detit Jon e të tjera, si muret e lashta pellazgjike, apo ciklopike, në kohë shumë të hershëme 12 mijë vite p. l. K si dhe shkrime të shkruara me hieroglife, si ato të t pellazg, bazuar në mitologji, 12 mijë vite p, l, K., në pllaka të ndryshme të Ermeraldit, Ermesit, që mund të jenë të tij, apo janë riprodhim i shkrimit të tij, në ato të Suverianëve e shumë të tjera që mund të zbërtheheshi vetëm përmes gjuhës së sotëme shqipe, kryesisht përmes dialektit të gegërishtës, ku, pllaka të tilla janë të gjetura në Egjipt, Itali e gjetiu. Argumente të shumëta që zbërthimi, deshifrimi i këtyre shkrimeve mund të bëhet vetëm përmes gjuhës shqipe, ofron gjurmimeve që studioi më se 44 vite, arbreshi nga Italia, Xhuizpe Katapano, me të drejtë shkruan librin me titull, Thoti fliste shqip.

Pasardhës të pellazgëve ishin ilirët, maqedonasit, thrrakët, keltët, helenët që kryesisht kishin të folme të njejtë, ndoshta me ca specifika në dialekt, por që atë gjuhë, veshje dhe tradita pellazgo-ilire tani përpos shqiptarëve atë gjuhë dhe atë veshje dhe tradita nuk e flet dhe si mbanë asnjë popull tjetër, prandaj me të drejtë themi se shqiptarët janë nipërit e ilirëve dhe stërnipërit e pellazgëve. Shqiptarët sot ndihmojnë për të kaluarën e vërtetë historike, sepse ku flitet për mit, aty ka një të vërtetë, meqë aty ka një shkrim, një gjuhë, ka një toponim, që ky toponim përmes gjuhës së lashtë shqipe zbërthen të vërtetën historike.

Ngjarja paraprake

Deri në orën 19:00 u gjobitën mbi 400 qytetarë, nuk respektuan masat anti-covid

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Azerbajxhanit: Lideri i Armenisë po kërkon ndihmë, ne i pjekim si qentë të gjithë ata

të fundit nga