Largohet nga detyra drejtori i SHISH në Shqipëri, Helidon Bendo

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror në Shqipëri (SHISH), Helidon Bendo, është larguar nga detyra.

Lirimi nga detyra i Bendos është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, D E K R E T O J : Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekretin e publikuart në faqen zyrtare të presidencës.

Në një status në “Facebook” kryeministri Edi Rama shpjegon se ky vendim është marrë për arsye të vazhdimit të studimeve të tij. Gjithashtu Rama ka thekuar se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.”

Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 nëntor të vitit 2018 duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti. Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilësia e ajrit, MMJPH me njoftim

Story i radhës

Në ITSHKSH u organizua ceremeni solemne kushtuar Krishtlindjeve

Të fundit nga