largohen 50 metra kub mbetje nga deponite e egra 677fd4865211b

Largohen 50 metra kub mbetje nga deponitë e egra

January 9, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh.

Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit.

Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka realizuar aktivitete edhe në komunën Gjorçe Petrov ku janë ngritur 15 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugën Luka Gerov dhe Gjorçe Petrov.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

gjenerata e 10 te e laptopeve gaming legion pro 7i ofron mbeshtetje per karten grafike rtx 5090 677fd47fcaad2
Story i mëparshëm

Gjenerata e 10-të e laptopëve gaming Legion Pro 7i ofron mbështetje për kartën grafike RTX 5090

per rikthimin e dyshes olmo victor 677fd56f518a1
Story i radhës

Për rikthimin e dyshes Olmo – Victor

Të fundit nga

ShkoLartë