Largime masive nga Nisma në Malishevë, Isni Kilaj i kthen në PDK trembëdhjetë familje të fshatit Burim

Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, pas fshatit Gurëbardh në partinë e tijë i ka mirëpritur edhe Lagjen Hamza nga fshati Burim.

Kilaj përmes profilit të tijë në Facebook ka njoftuar se PDK-së i janë bashkuar trembëdhjetë familje të fshatit Burim, të cilët siç thotë Kilaj janë injoruar nga qeverisja e Nismës.

“Sot po prezantoj aderimin e radhës. Lagja Hamza( 13 familje) nga fshati Burim(Joviq) iu bashkua PDK-së! Ajo ishte harruar dhe injoruar nga qeverisja e Nisma-s!”, ka shkruar Isni Kilaj.

Kujtojmë se edhe gjatë ditëve të tjera kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ia ka marr edhe disa anëtarë të Nismës.

Ngjarja paraprake

Bindin kryesueset

Ngjarja e ardhëshme

Krisin grushtat mes LSDM-së dhe VMRO-së, ja kush u rrah! (Foto)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian