Largim i papritur nga KB Bashkimi

KB Bashkimi ka ndarë rrugët me Endrit Hysenagollin.

Qendra e klubit portokalli ka qenë njëri prej basketbollistëve më të rëndësishëm për ekipin, por që për shkak të kërkesës së lojtarit për largim, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra nga “Sezai Surroi” përmes një komunikate zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

KB Bashkimi ka ndarë rrugët me qendrën Endrit Hysenagolli.

Bashkëpunimi me lojtarin ka marrë fund pas kërkesës së tij për t’u kthyer në Shqipëri.

Klubi falenderon lojtarin për kontributin e deritashëm dhe i uron atij suksese të mëtejme në karrierë.

Ngjarja paraprake

‘I prishën banesën 3 katëshe’, Këlliçi: E jashtëligjshme!

Ngjarja e ardhëshme

Skënder Shabani - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Ja si bënim be para policisë së pushtuesit serb

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian