Laptopët e rinj HP Spectre vinë me ekran 16-inç 4K OLED

HP edhe njëherë tjetër ka vendosur të përdorë ekrane OLED për laptopët e fundit Spectre x360 2n1.

Laptopët e rinj vinë me një ekran opsional 16-inç 4K OLED 16:10 krahasuar me modelet 15.6-inç të vitit të kaluar.

Modeli i ri ka 22mm më shumë hapësirë shikueshmërie krahasuar me modelet e kaluar ndërsa ekrani mbulon 91% të panelit ballor. Për ata që nuk duan të shpenzojnë kaq shumë, HP ofron një variant me ekran 3072×1920 me prekje. Në krye të ekranit qëndron një kamër 5-megapiksel me një buton fizik për ata që janë të shqetësuar për privatësinë.

Kamera ka mbështetje për Windows Hello.

Krahas ekranit, HP ka integruar goxha fuqi me procesorët e gjeneratës së 11-të Intel Core i7 dhe grafikat e reja Intel EVO. Megjithatë blerësit mund të zgjedhin një Nvidia GeForce RTX 3050 nëse kërkojnë më shumë.

Procesori shoqërohet nga 16GB RAM, 512GB NVMe dhe 32GB memorie Intel Optane. HP ka integruar altoparlantët B&O, Wi-Fi 6E, microSD, dy porta Thunderbolt 4 me shpejtësi 40Gbps, porta USB4 Type-C, HDMI 2.0b, Bluetooth 5.2 dhe 17 orë jetëgjatësi baterie.

Laptopi fillon nga 1,639 dollarë por modeli 4K OLED do të kushtojë shumë më tepër. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Loredana ka nisur punën për projektin e ri muzikor

Ngjarja e ardhëshme

Zv/ministri i kulturës Sulejmani me lajm të rëndësishëm për artistët dhe qytetarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian