Lapsusi i Bashës/ Rama: Është trend kur vjen puna tek shifrat

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk janë lapsuse ato që thotë kryedemokrati Basha, por është një trend kur vjen puna tek shifrat.

Thotë se nuk ka parë konferencën e Bashës, por ka parë lapsusin, që e kanë parë të gjithë.

“Kam parë siç kanë parë të gjithë  atë që nuk është lapsus, por është trendit kur vjen puna te shifrat. Aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo në kushtet e bisedës seriozë. Nuk kam parë asgjë”, tha Rama.

Sa i takon maskave, kryeministri u shpreh se nuk është çështje gjobe, por bëhet për të shmangur një mbyllje të dyte.

“Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë. Nuk është gjoba motivi pse qytetarët duhet të mbajnë maska.

Motivi kryesor është që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër që dot ë ishte shumë e rëndë për të gjithë.  Nuk është cështja te gjoba. Kështu them unë”, u shpreh Rama.

Ngjarja paraprake

Kombet e Bashkuara kërkojnë sisteme efektive të paralajmërimit të motit ekstrem

Ngjarja e ardhëshme

Facebook dhuron 1 milionë paund për muzeun që dikur shpëtoi miliona jetë njerëzish

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian