Laporta: Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi kampion

Joan Laporta ka deklaruar se ai beson plotësisht se Barcelona mund të sigurojë titullin e këtij sezoni në La Liga, nëse ata ruajnë formën e tyre aktuale.

Presidenti i klubit katalunas diskutoi formën aktuale të skuadrës në një intervistë në radio dhe ai reflektoi mbi garën për titull, me skuadrën e tij aktualisht 12 pikë prapa, por me një lojë më pak.

“Unë nuk jam gati të pranoj vetëm fitimin e Europa Leagues dhe vendin e dytë në La Liga”, deklaroi ai në atë intervistë me RAC1.

“Dua të fitoj La Ligën. Unë besoj vërtet në të, ne kemi ekipin për ta fituar atë dhe kemi arritur në fazën finale duke luajtur mirë”.

“Ekipi po punon mirë dhe ata besojnë edhe më shumë se unë se ne mund të fitojmë La Ligën. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi kampionë”, ka shtuar më tej ai.

Laporta gjithashtu deklaroi se nuk ka plane për një rikthim në Camp Nou për Lionel Messin.

“Nuk kam marrë asnjë mesazh nga Lionel Messi apo nga rrethi i tij i ngushtë për t’u kthyer në Barcelonë ”, shtoi presidenti i Barcelonës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manastirliu: Platformë e përbashkët me organizatat humanitare për t’iu përgjigjur nevojave në territor

Story i radhës

Kryetari Idrizi ka bërë ndarjen e kiosqeve nga druri, për prodhuesit vendor

Të fundit nga