“Lamtumirë” pushime dimërore? CNN: Resortet e skive po shkrijnë

Por të përballura me krizën klimatike dhe rritjen e temperaturave, ato kanë nevojë për borë artificiale për të siguruar mjaftueshëm nga kjo lëndë e bardhë që biznesi të funksionojë.

Emetimet shkaktare të efektit serë që çon në ngrohjen e planetit po rriten aq shpejt në mbarë botën sa ekspertët e Organizatës Botërore se Meteorologjisë vlerësojnë se mund të shohim një tjetër vit më të nxehtë brenda pesë viteve të ardhshme, duke rrezuar edhe rekordin e mëparshëm të vendosur në 2016.

Pasojat mund të jenë te ashpra për planetin, dhe shumë vendpushime jo shumë të larta skish, janë nën një kërcënim të madh për shkak të mungesës së bores, thotë CNN.

Në Francë, ku vendpushimet e skive gjenerojnë rreth 1.6 miliardë dollarë në vit, institucioni qendror për operatorët e resorteve, Domaines Skiable de France, është zotuar të arrijë zero emetime neto të karbonit deri në vitin 2037, duke mos përfshirë emetimet e shkaktuara nga bashkitë lokale ose vizitorët.

“Është një përgjegjësi mbarëbotërore të bësh diçka”,  tha Gilles Delaruelle, kreu i turizmit për Courchevel, një nga vendpushimet kryesore franceze të skive.

Resortet, qe edhe vetë shkaktojnë ndotje të ambientit, gjenden kështu përpara një paradoksi për sa i takon industrisë së skive me makineritë e prodhimit të borës artificiale që përdorin karburant apo klientët që vërshojnë masivisht drejt tyre me makina.

Resortet e skive kanë ndikim të madh në përdorimin e energjisë, transportin dhe funksionimin, por nëse rregullohet sistemin energjetik përmes një kujdesi pak më të madh, atëherë, thonë ekspertët, do të zgjidhen edhe ato probleme.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ka një arsye pse ju e urreni zërin tuaj

Story i radhës

Bruno Fernandes shpërthen ndaj arbitrit dhe në akuza

Të fundit nga