Lamtumirë Agim, lamtumirë burrë i Kosovës, që i rezistove fuqishëm Serbisë! 

Sot iu dha lamtumira e fundit Agim Bytyçit, ish kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e 90-ta (1991). Në varrim morën pjesë personalitete të ndryshme sportive dhe shumë qytetarë, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit njeriut që ka rrezikuar edhe jetën për futbollin dhe shtetin e Kosovës, në vitet e 90-ta, në kohën kur i rezistuan okupatorit serb. Lamtumirë Agim, lamtumirë burrë i Kosovës që i rezistove fuqishëm Serbisë! 

“KF Liria nderon Agim Bytyçin tek varri! Në pamundësi për të marrë pjesë në komemoracion si dhe ceremoninë e varrimit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, drejtues të klubit, futbollistë e trajner, të prirë nga kryetari, Qemal Krasniqi, bënë homazhe te varri, në shenjë  nderimi për Agim Bytyçin.

Aty, u mbajt dhe një minutë heshtje.

Komemoracioni u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës, me pjesëmarrje masive.

Agim Ademi nga FFK-ja Erxhan Dana nga KF Liria, Shyqri Qela nga bashkëveprimtarët e viteve 90-ta dhe kryetari Komunës, Mytaher Haskuka lartësuan figurën e të Agim Bytyçit, duke u përulur me respek, për gjithë atë punë që kishte bëri i ndjeri, në avansimin e futbollit të Kosovës.

Mbledhja komemorative, u organizua nga FFK, LRF dhe KF Liria.
Dje, dhe sot në adresë të KF Liria, kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi nga gjithë Kosova dhe vende të rajonit.
Me këtë rast KF Liria, falënderon të gjithë ata që ngushëlluan klubin, familjen dhe sportdashësit”, thuhet nga KF Liria.

Ngjarja paraprake

Avantazhet e javës me katër ditë pune

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19 ‘shpartallon’ arsimin në Elbasan, Durrës e Kamëz/ Nga drejtues, te mësues e nxënës të infektuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian