Lamtumira e fundit për Bujar Nishanin, i biri: Babai nuk bënte kurrë kompromis për familjen, Zotin dhe Atdheun

Djali i ish-Presidenti të ndjerë Bujar Nishani, Ersi Nishani ka mbajtur një fjalë prekëse në ceremoninë mortore të babait të tij.

Ersi Nishani tha se babai i tij kishte tre gjëra për të cilat nuk bënte kurrë kompromis: familjen, Zotin dhe Atdheun.

“Ju falënderoj për fjalët e ndjera.

Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj. Na keni lehtësuar dhimbjen sado pak këto ditë.

Babai im për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, Zotin dhe Atdheun.

Famila jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese.

Kombi i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur.

Zotit i shtohet një engjëll në Parajsë.

Lamtumirë baba, të qoftë dheu i lehtë”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë që vajza e Nishanit dhe bashkëshortja e tij janë përlotur gjatë fjalëve të Ersi Nishanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qipro – Kosova, bastet ndërkombëtare me koeficiente interesante  

Story i radhës

VMRO dorëzon në Kuvend projektligjin për ulje të akcizës dhe TVSH-së

Të fundit nga