Lampard: Nuk jam i shqetësuar për problemet me lëndime të Ziyechut

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk është i shqetësuar për lëndimet e sulmuesit Hakim Ziyech.

Maroku pësoi lëndimin e dytë këtë sezon në ndeshjen e kaluar ndaj Leeds Unitedit.

Mirëpo, tekniku anglez ka theksuar se Ziyech është stërvitur shumë, andaj nuk është i shqetësuar për lëndimet e tij.

“Ai erdhi në fundin e sezonit dhe u stërvit shumë. Shpresoj që është lëndim i lehtë. Nuk është për t’u shqetësuar”.

“Ai ka treguar sa lojtar i rëndësishëm është. Do rikthehet pas disa jave”, deklaroi ai.

Ziyech këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje në Premierligë duke shënuar një gol dhe dhuruar tri asistime.

Ngjarja paraprake

Trajneri i Francës, Deschamps: Pogba do vendos, jo agjenti

Ngjarja e ardhëshme

​SHBA regjistron 1.118 viktima nga COVID-19 për 24 orë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian