Lampard mbron Abrahamin dhe Chilwell

“Ishin gabime pa qëllim”, ka thënë Lampard për Abraham derisa ka folur edhe për rastin Chilwell pasi ishte në një mbrëmje duke thyer rregullat e Covidit

Çifti i Chelsea nuk u paraqitën për Anglinë gjatë ndeshjeve të Kombëtarëve për shkak se ishin në një aheng, duke thyer kështu rregullat për COVID-19.

Menaxheri Frank Lampard i ka mbrojtur sulmuesin Tammy Abraham dhe mbrojtësin e majtë, Ben “Chilwell pasi që ata thyen këto rregulla.

“Ne po jetojmë të vetiziluar që një kohë tani dhe në një pikë ne rrimë në këto kushte edhe gjatë stërvitjeve”, tha menaxheri për media.

“Futbollistët po ashtu janë përgjegjës, çfarë bëjnë në publik, ku ndjekin rregullat që ne ju tregojmë, pavarësisht se nuk ka shumë paqartësi për to, por nuk ka ndonjë justifikim nga djemtë”.

“Ata kanë bërë gabim, unë ua rikujtojë përgjegjësit. Nga biseda që kam pasur me ta, ishin gabime pa qëllim, por ata e kanë kuptuar gabimin e tyre. Në Ecim tutje dhe shpresoj që kjo mos të ndodh më”, tha Lampard.

Ngjarja paraprake

Protestë e VMRO-së për shpenzim të paligjshëm të parave evropiane për arsim

Ngjarja e ardhëshme

VMRO-DPMNE: Po keqpërdoren paratë nga fondet evropiane

të fundit nga