Lajmërohet edhe njëherë Trump, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shkruar për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus ditë më parë.

Me anë të një postimi në Twitter, Trump ka falënderuar stafin e spitalit ku ai aktualisht po trajtohet.

Me ndihmën e tyre, Trump ka thënë se po ndihet mirë.

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Ëalter Reed”, dhe të tjerët nga institucionet tjera të mahnitshme që i janë bashkuar atyre, janë të mrekullueshëm! Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi”, ka shkruar Trump, në Tëitter.

Ngjarja paraprake

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të Trumpit

Ngjarja e ardhëshme

Marrëveshjet politike me prapavijë ekonomike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian