Lajm i mirë për Lazion, Strakosha dhe Immobile shërohen nga COVID-19

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë.

Strakosha ka mposhtur coronavirusin dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen e kësaj fundjave, në udhëtim ndaj skuadrës së ngjitur këtë vit në elitën e futbollit italian, Crotones.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe tri ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Gjithsesi në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negative, ashtu si edhe sulmuesi i bardhekaltërve Ciro Immobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të shtunës.

Të dy futbollistët pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Inzaghi për ndeshjen ndaj Crotones, ku Lazio synon tri pikët.

Ngjarja paraprake

Këngëtari Jeremih po përballet me ndërlikime të rënda pas infektimit me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona – sulmuesi arrestohet nga policia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian