Lajm i mirë për Atleticon para ndeshjes me Bayernin, ylli i skuadrës rikthehet në stërvitje

Mesfushori i Atletico Madridit, Hector Herrera pritet të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bayern Munichut.

Meksikani ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat, meqenëse u lëndua gjatë kohës kur përfaqësonte Kombëtaren e tij.

Sidoqoftë, sipas Marca, lojtari është rikthyer në stërvitjen e plotë dhe mund të përfshihet në skuadër që do përballet me “Bavarezët”.

Në ndeshjen e parë, skuadra e Diego Simeone u mposht nga kampioni i Evropës dhe synojnë ‘hakmarrjen’.

Formacioni i mundshëm:    

Oblak; Trippier, Savic, Monteiro, Hermoso; Saul, Koke, Herrera; Carrasco, Felix, Correa.

Ngjarja paraprake

​Zgjidhni një foto dhe lexoni mesazhin e rëndësishëm

Ngjarja e ardhëshme

Republikanët do të dëshironin ta shihnin Trumpin në inaugurimin e Bidenit si president i SHBA-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian