Lady Gaga mezi pret të kthehet në shtëpi tek i dashuri

Këngëtarja dhe aktorja e njohur hollywoodiane, Lady Gaga, e cila gjatë fundjavës e shënoi ditëlindjen e saj të 35-të, ka bërë të ditur se mezi po pret të kthehet në shtëpi tek i dashuri, Michael Polansky.

Ylli i hitit “Pokerface” aktualisht gjendet në Romë ku po punon rreth filmit të saj të radhës, “House of Gucci”, por i dashuri i saj është kujdesur që ta festojë ditëlindjen në një formë tejet romantike dhe pavarësisht se janë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, Polansky është siguruar t’ia dhurojë një buqetë të madhe me lule.

Duke e shfrytëzuar Instagramin e saj për ta falenderuar atë për dhuratën, Gaga shkroi: “Kur i dashuri t’i dhuron të gjitha lulet e Romës për ditëlindje. Të dua shumë i dashuri… Mezi pres të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë. Jo është gjithçka që më nevojitet në jetë”.

 

Sipas burimeve të afërta të çiftit, Gaga është tejet e dashuruar me Polanskyn dhe lidhja e tyre duket se po bëhet serioze çdo ditë e më shumë.

Këngëtarja duket se e vlerëson shumë përkrahjen që e merr nga i dashuri, dhe që të dy janë të angazhuar në disa projekte bamirësie të cilat i kanë shumë për zemër. Ndërkaq, së fundmi e pyetur për qëllimet e saj në jetë, Lady Gaga përveç dëshirës për t’u angazhuar më shumë në muzikë dhe film, e kishte pranuar se do t’i pëlqente të martohet një ditë.

Drama kriminalistike “House of Gucci” e bazuar në ngjarjen e vërtetë të vrasjes së afaristit italian dhe ish-drejtorit të shtëpisë së famshme të modës, Maurizio Gucci, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në vitin 1995, e përfshinë një ekip të madh të aktorëve yje, si Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver, Jared Leto, Jeremy Irons, Jack Huston, Reeve Carney dhe të tjerë, ndërsa regjisor i filmit është 83-vjeçari Ridley Scott.

Këngëtarja e shndërruar në aktore, Gaga e portretizon Patrizia Reggianin, ish-gruaja e Guccit e cila ishte dënuar për orkestrimin e vrasjes së tij, pas një afere jashtëmartesore.

Skenari i filmit “House of Gucci” është shkruar nga Roberto Bentivegna dhe bazohet në librin e autores Sara Gay Forden, “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed”.

Filmi “House of Gucci” pritet të lansohet për publikun e gjerë më 24 nëntor të vitit 2021.

Ngjarja paraprake

Anijet kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Ngjarja e ardhëshme

OBSh-ja dhe Kina për origjinën e COVID-19: Rrjedhja laboratorike është e pamundur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian