Laçi me mungesa

Laçi po përgatitet për ndeshjen me Bylisin, të cilin e pret në stadiumin e vet ditën e dielë. Pas qendërmbrojtësit Adolf Selmani, largimi i radhës nga Laçi është mesfushori i krahut, Klejdi Rapo.

Në fakt, prej ditësh lojtari korçar nuk po stërvitet me ekipin, por nga ana e klubit nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për prishjen e marrëveshjes.

Mësohet se ai ka kërkuar letrat në klub dhe është larguar kësisoj para se të mbyllet ky sezon. Mesfushori erdhi si një përforcim që mund të shpërthente me kurbinasit në Superiore, pasi më parë kishte bërë mirë në Kategorinë e Parë me Devollin dhe Pogradecin.

26-vjeçari luajti vetëm 4 ndeshje këtë kampionat me fanellën bardhezi, nga të cilat dy herë si titullar në fitoren 1-0 kundër Teutës dhe barazimin 1-1 në javën e parë të kampionatit ndaj Bylisit.

Ngjarja paraprake

Kryemadhi: LSI i ka prishur planet partive të mëdha, duan ta ndajnë pushtetin secila 4 vite

Ngjarja e ardhëshme

Mexhiti: Nuredini, ishte model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian