laci braktiset nga nje titullar 65f17cf261083

Laçi “braktiset” nga një titullar

March 13, 2024
1 minut lexim

Laçi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Erzenin në kuadër të javës së 28-të të Superiores.

Sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e dy ekipeve në këtë sezon, me ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00.

Në fakt është një duel direkt për mbijetesën mes dy ekipeve, me kurbinasit që aktualisht ndodhen në vendin e 7-të me 30 pikë, 4 më shumë se shijakasit që ndodhen të parafundit në klasifikim.

Skuadra e udhëhequr nga Armando Cungu do të kërkojë vetëm fitoren për të hequr qafe një rival direkt për qëndrimin në Superiore.

Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi në këtë transfertë do të vuajnë mungesën e një mesfushori. Klinti Qato do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjve ndaj shijakasve.

Mesfushori ka plotësuar nurmin 4 të kartonëve të verdhe dhe në këtë mënyrë do të duhet të ndjekë këtë sfidë nga tribuna.

MARKETING

RENT A CAR

kontrolloni a jeni ne listat zgjedhore afati skadon me 18 mars ja si mund ta kontrolloni 65f17b134be71
Story i mëparshëm

Kontrolloni a jeni në listat zgjedhore! Afati skadon më 18 mars, ja si mund ta kontrolloni

spitali i pejes kryen 15 operime te nderlikuara brenda dites 65f17da7180b6
Story i radhës

Spitali i Pejës kryen 15 operime të ndërlikuara brenda ditës

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë