La pas dëmtimet horror

Që në një moshë fare të hershme Labinot Kabashi do të ishte një emër i njohur për tifozët shqiptarë. I formuar në akademinë e Barcelonës dhe mes vlerësimeve të mëdha që vinin nga mediat spanjolle, si një djalosh me të ardhme të ndritur dhe ku pritej që debutimi në ekipin e parë të ishte një rrugëtim i sigurt, fati nuk ishte në krahun e talentit shqiptar.

Shumë dëmtime horror e shoqëruan Kabashin që në moshën 16-vjeçare, duke ia penguar dukshëm shkëlqimin e tij. Një situatë që vazhdoi për disa vite me radhë, ndërsa në këtë merkato të janarit mesfushori zgjodhi që të përshëndes Rei Manajn dhe të largohej nga Barcelona, në vendin që për të u kthye si një “mallkim”.

Aktualisht futbollist 20-vjeçar është pjesë e Vijarealit C, duke shpresuar se do të ngjis shkallët për të përfunduar sërish në elitë.

E gjithë koha është në dispozicion dhe objektivi është i arritshëm, nëse nuk do të ketë sërish fatin kundër. Goli i parë me fanellën e re ka ardhur në ndeshjen ndaj Aceros, atje ku shihet fare mirë klasi i Kabashit.

Ngjarja paraprake

Tipi i Gjakut më Rezitues ndaj Sëmundjeve Tumoriale

Ngjarja e ardhëshme

Lidhja me futbollistin afrikan, shqiptarja e Kosovës befason

të fundit nga

Nuk grumbullohet

Ousmane Dembele nuk është grumbulluar në këtë ndeshje, pasi ka probleme me

AlbanianEnglishMacedonian