Ky vend evropian ndalon përdorimin e telefonave mobilë gjatë ngasjes

Qeveria britanike së shpejti mund të ndalojë
përdorimin e telefonave mobilë gjatë vozitjes së makinave.

Në fakt, me azhurnimin
e ligjit, shoferët që përdorin telefona mobilë në çfarëdo mënyre gjatë ngasjes,
do të gjobiten deri në 200 funte.

Në Britani, thirrja
dhe dërgimi i mesazheve SMS gjatë ngasjes është tashmë i paligjshëm. Megjithatë,
bërja e fotografive, ndryshimi i këngëve ose luajtja e lojërave në telefona
mobilë nuk rregullohet me ligj.

Sipas The Guardian,
kjo deri më tani i ka lejuar shoferët të shmangin gjobat kur policia i ndalon.

Kjo është arsyeja pse
qeveria britanike tani do të rregullojë ligjin, i cili aktualisht përcakton
krimin si komunikim ndërveprues.

Ligji do të hyjë në fuqi pas një dëgjimi publik 12-javor dhe do të lejojë policinë të ndëshkojë menjëherë një shofer nëse ai përdor një telefon mobil në ndonjë mënyrë. Kjo do të thotë një gjobë, por edhe marrjen deri në gjashtë pikë në patentë shofer. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Spanjolli drejton Kombëtaren e Kosovën në ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Ngjarja e ardhëshme

Afër 1800 raste aktive me koronavirus në Kosovë, mbi 100 pacientë të hospitalizuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian