Ky shtet pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Sllovakia ka pezulluar për herë të parë përdorimin e vaksinës  AstraZeneca.

“Njerëzit që janë duke pritur për dozën e dytë të kësaj vaksine, aktualisht po vaksinohen me AstraZeneca,” tha Ministria e Shëndetësisë së këtij e vendi, mirëpo vaksinimi me këtë kompani për herë të parë është pezulluar.

Sipas deklaratës së kësaj ministrie, thuhet  se për këtë rast po presin mendimet e ekspertëve shëndetësorë.

“Ministria e Shëndetësisë, aktualisht po shqyrton disa alternativa se si do të veprojmë në këtë çështje në Sllovaki”.

Ky vendim vjen pasi Instituti Shtetëror i Kontrollit të Barnave të vendit (SUKL) vendosi që vdekja e një gruaje 47-vjeçare ka të ngjarë të ishte e  lidhur me vaksinimin me Astra Zeneca.

Ngjarja paraprake

Rihanna shfaqet joshëse në imazhet e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Curri zbulon prapaskenat: Basha-Meta kanë që në 26 prill pa folur, do ketë përplasje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian