Ky qytet nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm

Barrow, qytet në
Alaska, nuk do të ketë kontakt me diellin për dy muajt e ardhshëm, transmeton
Gazeta Sinjali.

Barrow është një qytet i vogël gjendet në veri të Rrethit
Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata
polare.

Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të
Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët, por shumica e
orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.

Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë
fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendndodhjes
larg në veri.

E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Interi i gatshëm të shkëmbej Eriksenin me Xhakën ose Fredin

Ngjarja e ardhëshme

​Ëndrrat që nuk duhet të injorohen – zbuloni kuptimet e tyre

të fundit nga