Ky pritet të jetë formacioni i Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës – trajneri Angelovski pritet të startojë me katër shqiptarë

Kur kanë mbetur edhe 24 orë para duelit historik ku Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut, interesimi i tifozëve të futbollit është i madh ta dijë se si do të luajnë kundërshtarët tanë.

Ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalet e play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikimin e “EURO 2020”.

Mediumi maqedonas “Sportmedia”, ka zbuluar formacionin e mundshëm startues të ekipit të Maqedonisë së Veriut.

Trajneri Igor Angelovski synon të befasojë kolegun e tij Bernard Challandes, jo me formacionin, por me faktin se ndeshjen në sulm do ta fillojë me Ivan Trichkovski, sulmuesi veteran i AEK Larnaca, i cili fiton duelin me Ilija Nestorovskin dhe Aleksander Trajkovskit.

Formacioni i Maqedonisë për këtë ndeshje pritet të jetë 4-2-3-1, diçka që trajneri e pëlqen në kohët e fundit.

Dimitrievski kthehet në portë, ndërsa katër mbrojtës standardë pritet të jenë Ristovski, Velkovski, Musliu dhe Ristevski. Ademi dhe Spirovski janë mesfushorë mbrojtës, ndërsa në sulm Pandev do të jetë në të djathtë, Alioski në të majtë dhe pas Trichkovskit do të jetë Enis Bardhi.

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Ristevski, Ademit, Spirovski, Alioski, Trichkovski, Bardhi, Pandev.

 

Image
Image
Ngjarja paraprake

CIVILi u bën thirrje grupeve të tifozëve të mos përdorin gjuhë të urrejtjes dhe dhunë

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, lirohet me kaucion ish-polici i akuzuar për vrasjen e George Floyd

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian