Ky “kryeministri i shqiptarëve”, qe admiron ikonat e nacionalizmit serb… Ja mesazhi dërguar Mihajlloviqit

Edi Rama paska Libri i Sinisha Mihajlloviq vijon të jetë temë dite në Itali, por jo vetëm. I titulluar “Ndeshja e jetës”, ky libër ngërthen karrierën e ish-futbollistit serb të disa skuadrave, tashmë trajner i Bologna.

Veç të tjerash, ai rrëfen edhe betejën e vështirë me leuçeminë, ditët dramatike në luftën për jetën në spital, ku mori mijëra mesazhe mbështetjeje.

Ndër ta, sikurse zbulon Sinisha në librin e vet, paska qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan telesport.

Përmes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, kreu i ekzekutivit shqiptar i ka dërguar këtë mesazh, që zbulohet sot nga “Panorama Sport”. Ky “kryeministri i shqiptarëve”, qe admiron ikonat e nacionalizmit serb… Ja mesazhi dërguar Mihajlloviqit:

Image

 “I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik”.

Ngjarja paraprake

Artan Grubi institucionalizoi shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip

Ngjarja e ardhëshme

Lamtumirë njollave e rrudhave pa shkuar tek mjeku, vetëm me ndihmën e kësaj përgatitjeje! Është e mrekullueshme!

të fundit nga