Ky kanton i Zvicrës më i ashpër ndaj COVID-19: Nuk presim masat e federatës

Kantoni Schwyz në Zvicrën Qendrore ka shtrënguar edhe në tej masat e tij në luftën kundër koronavirusit.

Kështu, nga e hëna në këtë kanton do të ndalohen ngjarjet private me më shumë se dhjetë persona dhe ato publike, me më shumë se 30 persona.

Në vendin e punës, tani është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, kanë bërë të ditur autoritetet kantonale dielën pasdite. Masat e marra deri më tani nga kantoni dhe qeveria federale janë treguar të papërshtatshme për të ndalur trendin e rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve, shkruajnë ato.

Këshilli qeveritar për këtë arsye tani po merr masa të mëtejshme dhe nuk po pret deri sa të merren masat e shpallura nga këshilli federal, të paralajmëruara për të mërkurën. Marrja e masave u vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, që u mbajt të dielën.

Komunikata e autoriteteve kantonale gjithashtu i bën thirrje popullatës që të ushtrojë përgjegjësi personale dhe të veprojë në përputhje me rregullat e zbatueshme të higjienës dhe rregullat e distancës.

Është veçanërisht e rëndësishme që të mund të ruhet gjurmimi i kontakteve dhe rrjedhimisht ndjekja e vazhdueshme e zinxhirëve të transmetimit të virusit.

Ngjarja paraprake

Luftimet në Nagorno-Karabak, Azerbajxhani paralajmëron përfshirjen e Rusisë

Ngjarja e ardhëshme

Goditje “kung fu” në organin gjenital

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian