Ky ishte reagimi i Muriqit pasi Zhegrova nuk ia pasoi topin

Kosova hoqi të zitë e ullirit për ta mposhtur Moldavinë 1:0 në ndeshjen e fundit në në grup në Ligën e Kombeve, duke e siguruar qëndrimin në Ligën C – nivelin e tretë të futbollit në këtë garë – me pikë të zorit.

Paraqitja dëshpëruese dhe tejet e dobët ndaj Moldavisë në Fadil Vokrri të mërkurën ishte pasqyrim i një viti tmerrësisht të dobët të kombëtares dardane, pavarësisht fitores e cila ia ndërpreu ecurinë prej 10 ndeshjeve pa fitore.

Ylli i Baselit, i cili shpesh është krahasuar me të madhin Lionel Messin, Zhegrova i ka zemëruar bashkëlojtarët e vet në secilën prej tri ndeshjeve të fundit të Kosovës këtë vit.

Pasi i la të mllefosur Florent Hadergjonajn dhe Bernard Berishën në humbjet kundër Shqipërisë në miqësore dhe kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve, ai të njëjtin mllef ia shkaktoi edhe sulmuesit kryesor të ekipit, Vedat Muriqit.

Muriqi po ia kërkonte topin Zhegrovës në një hapësirë ku ishte plotësisht i vetëm, por 21-vjeçari refuzoi t’ia pasonte pavarësisht se ishte në vështirësi të mëdha nga kundërshtari.

Ylli i Lazios nuk mundi të duroj pa e shprehur mllefin duke reaguar me duar.

Ngjarja paraprake

Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Nuk përjashtohet mundësia për “lockdown” ose orë policore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian