Ky futbollist i largohet KF Deçiqit

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi, i largohet një futbollist.

“Disa ditë më parë, Deçiqi solli përforcimin e parë – mesfushorin Jovan Nikoliç nga Podgorica, ndërsa tani është radha e largimit të parë nga Tuzi në afatin kalimtar dimëror. 

Ivan Mijushkoviq nuk është më anëtar i Deçiqit”, shkruan portali malazez “Vijesti”.

“Kontrata u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë. Faleminderit të gjithëve në klub për punën e jashtëzakonshme në gjashtë muajt e kaluar”, tha mes të tjera 32-vjeçari Mijushkoviq.

Mijushkoviq ka luajtur 128 minuta në pjesën e parë të sezonit.

Ngjarja paraprake

Konsumoni 1 lugë gjelle 3 herë në ditë nga kjo përbërje që përgatitet fare lehtë në shtëpi dhe do të pastroni tërësisht organizmin nga të gjitha toksinat e këqija

Ngjarja e ardhëshme

​Infektohet me COVID-19 infermieri në Amerikë gjashtë ditë pasi mori vaksinën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian