ky eshte ylli i pare qe xabi alonso do ti kerkoje perez 678fdf7736f96

Ky është ylli i parë që Xabi Alonso do t’i kërkojë Perez

January 21, 2025
1 minut lexim

Xabi Alonso sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri i ri i Real-it për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë është e konfirmuar që Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit.

Duket se Alonso ka filluar që tani të mendojë për stolin e Real-it, duke pasur ide të qarta jo vetëm në skemën taktike që do përdorë, por dhe për transferimet e reja.

Fichajes raporton se emri i parë që Alonso do t’i kërkojë Perez është ai i Florian Wirtz. Interesi i Xabi Alonso-s për Wirtz nuk është i rastësishëm.

Si trajner aktual i Bayer Leverkusen, Alonso ka ndjekur drejtpërdrejt rritjen e mesfushorit të ri sulmues, duke përforcuar besimin e tij se 21-vjeçari mund të jetë një element kyç në suksesin e Real Madrid-it në vitet e ardhshme.

Gjithashtu mesfushori gjerman shihet nga Alonso si pasuesi ideal i Luka Modric, kroati pritet të largohet në fund të sezonit dhe ta vazhdojë karrierën në MLS.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkup mbahet takimi i pare i projektit te aa se per trajnim ne gazetarine mjedisore dhe klimatike 678fdec6457d4
Story i mëparshëm

Shkup, mbahet takimi i parë i projektit të AA-së për trajnim në gazetarinë mjedisore dhe klimatike

shperthim ne nje port ne barcelone nje viktime dhe nje i plagosur 678fe337794c5
Story i radhës

Shpërthim në një port në Barcelonë, një viktimë dhe një i plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë