Ky është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.

Me një popullsi prej 10.3 milionë banorë, Portugalia tashmë ka vaksinuar plotësisht 84 për qind të popullsisë së saj. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe paraprinë Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin (77.3%) dhe është shumë më përpara se 61.6% e popullsisë së vaksinuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Së bashku me rritjen e numrit të vaksinimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital për shkak të virusit kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

VMRO-DPMNE: Pushteti tenton ta fsheh tragjedinë në Tetovë

Ngjarja e ardhëshme

Deputeti Gjekmarkaj zbërthen mesazhet e Yuri Kim: Mbështetja që mori PD nga ambasadorja, lajm i keq për Ramën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian