ky eshte trajneri qe mund ta zevendesoj klopin te liverpooli 65b3a28da4086

​Ky është trajneri që mund ta zëvendësoj Klopin te Liverpooli

January 26, 2024
1 minut lexim

Trajneri italian Roberto De Zerbi është ndër kandidatët për të zëvendësuar Jurgen Kloppin në Liverpool nga sezoni i ardhshëm, tani që trajneri gjerman ka njoftuar se do të largohet nga “Anfield” në verë.

Klopp zbuloi të premten në mëngjes se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit aktual dhe shumë e shohin trajnerin italian De Zerbi si një kandidat të mundshëm për të zëvendësuar teknikun gjerman në stolin e “Reds”.

Kandidati tjetër i fortë për këtë rol është ish-mesfushori i Liverpool-it, Xabi Alonso, aktualisht në krye të liderëve të Bundesligës, Bayer Leverkusen, skuadra e vetme e pamposhtur në ligën e parë të Gjermanisë këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

Tifozët e Liverpoolit tashmë po debatojnë se kush do të ishte zëvendësuesi më i mirë për Klopp dhe De Zerbi është përmendur mbi 2000 herë në X, dikur Tëitter, që kur trajneri aktual i Reds njoftoi se do të largohej.

De Zerbi, një ish- trajner i Sassuolos , erdhi në krye të Brightonit në shtator 2022 dhe ka fituar 32 ndeshje nga 68 në krye të “Pulëbardhave”.

MARKETING

RENT A CAR

buci serish teme diskutimi per santianen 65b39f466461b
Story i mëparshëm

Buci sërish temë diskutimi për Santianën

Story i radhës

Vuçiq: Nesër në Shkup do të këndoj këngën ‘Gëzohu o popull serb’

Të fundit nga

ShkoLartë