Ky është shqiptari që sot tronditi Dinamon në Zagreb!

Skuadra e futbollit Shibeniku mundi me rezultat 2:1 Dinamon e Zagrebit në stadiumin “Maksimir”, në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë të Kroacisë. 

“Heronjtë e fitores janë ish lojtarët e Hajdukut Emir Sahiti dhe Deni Juriç. Secili realizoi nga një gol dhe nga një asistim për fitoren 2:1 ndaj të kaltërve”, shkruan “24 sata”.

Dinamo tronditet, ndërsa Shibeniku importon tre pikë të mëdha. 

Sahiti shënon në minutën e 13-të dhe Juriç në atë të 65-tën. Për dinamovitët realizon Atiemwen (22′).

Futbollisti Lirim Kastrati futet në lojë në minutën e 46-të dhe Arijan Ademi në atë të 62-të, por nuk i ndihmuan aspak Dinamos që ta përmbysin epërsinë e Shibenikut.

ahiti u zëvendësua në minutën e 75-të. Shibeniku renditet në vend të shtatë me 19 pikë dhe Dinamo është lider i kampionatit me gjithsej 39 pikë, sa ka edhe Osijeku në vend të dytë.

Ngjarja paraprake

A ju kujtohen skenat e nxehta në mes të Anës dhe Beartit në Përputhen

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Është përgatitur lista e punëtorëve shëndetësor dhe të sëmurëve kronikë të cilët do të vaksinohen të parët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian