Ky është shqiptari më i shtrenjtë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ja sa vlen 

Mbrojtësi i dalluar i Shkendijës nga Tetova, kapiteni i kampionit të vjeshtës dhe anëtar aktual i ekipit përfaqësues, Egzon Bejtulai është lojtari më i vlefshëm ose më i shtrenjtë në ligën elitare të futbollit në Maqedoni. 

Kjo sipas faqes së specializuar Transfermarkt. 
Bejtulai aktualisht vlen 800,000 euro në treg, kjo vjen pas vjeshtës së shkëlqyer të tij në fanellën e Shkendijës dhe paraqitjeve të shkëlqyera të për Maqedoninë e Veriut. 

Shoku i tij i skuadrës Lupçe Doriev dhe Dembo Darbo nga Shkupi ndajnë vendin e dytë me nga 700,000 euro secili, dhe duket se ai do të largohet nga Çairi. Enur Totre (Shkendija), Darko Micevski (Vardar) dhe Gjorgji Stoilov (A. Pandev) vlejnë 500,000 euro secili. Mevlan Murati (Shkendija) vlen 450,000 euro.

Tabela e lojtarëve më me vlerë në PMFL

Egzon Bejtulai (Shkendija) 800,000 euro
Lupçe Doriev (Shkendija) 700,000
Dembo Darbo (Shkupi) 700,000-
Enur Totre (Shkendija) 500,000
Darko Micevski (Vardari) 500,000
Gjorgji Stoilov (A. Pandev) 500,000
Mevlan Murati (Shkendija) 450,000

Luka Stankovski (Rabotniçki) 400,000
Tome Kitanovski (Makedonia GP) 400,000
Matej Cvetanoski (Vardari) 400,000.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Vaksinat anti-Covid, në fund të janarit ose fillim të shkurtit

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Planifikojmë të vaksinojmë 1,2 milion qytetarë kundër Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian