Ky është rekordi i Dritës të cilit iu afrua Prishtina por dështoi pas humbjes!

Forma fantastike e Prishtinës u pengua sot nga Feronikeli, të cilët ia ndalën hovin duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Përveçse humbën ndeshjen dhe prishën serinë e rezultateve pozitive, dhjetë herë kampionët e fundit gjithashtu humbën edhe mundësinë për ta ndjekur rekordin e Dritës prej 32 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Në vitin edicionin që kishin dalë kampion gjilanasit, kishin arritur deri në 32 ndeshje pa humbje, një rekord i cili vazhdon të mbetet vështirë i thyeshëm.

Atë rekord Drita e kishte arritur nën drejtimin e trajnerit të njohur kosovar Bekim Isufi.

Kështu gjilanasit mbeten kampion edhe në statistika, teksa gjilanasit në vitet e fundit dominojnë disa prej tyre.

Së bashku me Prishtinën ata janë skuadrat që kanë paraqitje më së shumti në arenën ndërkombëtare nga të gjitha klubet tjera.

Ngjarja paraprake

​Mbyllen 21 lokale dhe gjobiten 18 të tjera për mosrespektim të masave anti-COVID

Ngjarja e ardhëshme

Zyrtarët e UEFA-së vizitojnë FFK-në, theksojnë përkrahjen e tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian