Ky është reagimi i Trumpit pasi përkrahësit e tij e penguan autobusin e Bidenit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka përkrahur veprimet e mbështetësve të tij në Teksas, të cilët kanë rrethuar një autobus të fushatës së rivalit të tij, Joe Biden, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter Trump ka shkruar se e do Teksasin, ndërsa ka shoqëruar edhe pamje ku shihet se autobusi i fushatës së Biden është penguar nga përkrahësit e presidentit aktual Trump.

Automjetet e rrethuan autobusin e ekipit të Biden ku së pari e ngadalësuan atë dhe më pas u përpoqën ta ndalnin.

Nga autobusi, ata më pas thirrën policinë, e cila ndërhyri dhe shoqëroi autobusin nga zona. Por ekipi i Biden nuk pezulloi ngjarjen e planifikuar në Austin.

Pas kësaj ka reaguar menaxheri i fushatës së Biden në Teksas, duke thënë se njerëzit e tyre në terren do të vazhdojnë të organizojnë dhe lobojnë për Biden, Kamala Harris dhe Demokratët.

“Ndërsa mbështetësve të Trump që na kanë shqetësuar sot, ne thjesht po u themi: Shihemi më 3 nëntor”, tha ai. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Koronavirusi ka lënë në plan të dytë pacientët me sëmundje të tjera

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, rritet në 58 numri i të vdekurve nga tërmeti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian