Ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë. Javën e ardhshme ndryshim i motit, priten edhe kushte për të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

DItën e diel pritet shtim i vransirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.  Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

24.03 – Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë.

25.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

26.03 – Kthjellët dhe me diell.

27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

28.03 – Kryesisht me vransira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.

Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.

Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diplomati rus: Putin do të përdorë armë bërthamore vetëm nëse provokohet nga NATO

Story i radhës

Rusia i hakmerret Amerikës

Të fundit nga