Ky është motivi i veprës “ARDHJA E PRINCËRVE” në kabinetin e GRUBIT

“Ardhja e princërve”, është vepër e piktorit dhe akademikut Nevzat Bejtuli-Kica, e cila këto ditë është vendosur në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.

Në vete ka motivin e një tregimi për ardhjen e Skënderbeut, gjegjësisht kthimin e tij në Shqipëri përmes territorit të Maqedonisë së Veriut.

Në një këngë popullore të trevës së Dërvenit, kur Skënderbeu mbërrin në fshatin Orashë thotë: “Jam i juj, sjam i huj, kah bjen udha për në Krujë”?

Vlera më e madhe e autoritetit të Skënderbeut është bashkimi i principatave dhe defakto shndërrimin e shqiptarëve në komb dhe simbolizmin e përmbledhjes së shqiptarëve anë e mbanë.

Në këtë tablo është vetë Skënderbeu me “njerëzit e tij” duke ardhur këndej dhe ndalja e tyre para kullës në fshatin Orashë, rrethi i Tetovës.

Burimi: arsalbanica.mk

Ngjarja paraprake

iPhone 12 është telefoni më i shitur i Apple, iPhone 12 mini një zhgënjim

Ngjarja e ardhëshme

Pogba: Janë emocione të papërshkrueshme kur ti fiton

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian