Ky është lideri i parë i huaj që do ta presë Bideni në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Japonisë, Yoshihike Suga, do të jetë
lideri i parë i huaj që viziton Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden,
në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i cili
do të zgjasë vetëm një ditë pritet të përfshijë diskutime rreth hapave për pasurimin
e zinxhirëve furnizues, të cilët shihen si shumë të varur nga Kina, dhe rreth
një zotimi prej 2 miliardë dollarësh nga Japonia për të punuar me Shtetet e
Bashkuara për alternativat e rrjetit 5G të kompanisë kineze, Huawei
”, tha
një zyrtar i lartë amerikan.

Bideni dhe Suga gjithashtu pritet të diskutojnë për
çështjen e të drejtave të njeriut që lidhen me Kinën, përfshirë situatën në
Hong Kong dhe Xinjiang, tha ky zyrtar, shkruan Reuters.

Pritet që pas takimit të dilet me një deklaratë për
Tajvanin, të cilin Kina e cilëson si pjesë të territorit të saj dhe i cili po
ndodhet nën trysni të shtuar ushtarake nga Pekini.

Zyrtari amerikan tha se të dyja vendet, ndonëse nuk
dëshirojnë t’i shtojnë tensionet ose ta provokojnë Kinën, po përpiqen që të
dërgojnë një sinjal të qartë se dërgimi i aeroplanëve luftarakë kinezë në zonën
ajrore të mbrojtjes së Tajvanit nuk është në përputhje me ruajtjen e paqes dhe
stabilitetit.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Japonisë tha këtë javë se ende nuk është vendosur nëse do të ketë deklaratë të përbashkët, ndërsa dy ligjvënës japonezë të partisë në pushtet, të afërt me këto diskutime, thanë se zyrtarët kanë qenë të ndarë rreth asaj nëse kryeministri Suga duhet t’i bashkohet një deklarate të fuqishme rreth Tajvanit./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Bella shfaq stilin e ri të flokëve duke pozuar me barkun e tonifikuar

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet Dragi Rashkovski, Prokuroria kërkon paraburgim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian