Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar të premten kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të Komunës së Pejës.

Krasniqi duke thënë se është i nderuar që gjendet në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë, theksoi se ndihet krenar që para 10 viteve si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kishte mbështetur dhe kishte besuar në ëndrrën e kampionëve të Pejës.

“PDK-ja dhe Peja njihen qe mbi 20 vjet. Kemi pasur respekt të ndërsjellët, dashamirësi, angazhim dhe përkushtim për të shtyrë punë të mëdha së bashku. Por, për këto 20 vjet, ne ende nuk kemi vënë në jetë potencialin që mund ta ndërtojmë së bashku. Prandaj, ka ardhur momenti që ky potencial të vihet në jetë. Ka ardhur momenti për një vizion të ri për Pejën dhe PDK-në.”, ka thënë ai.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj falënderoi kryetarin Krasniqi dhe strukturat e PDK-së në Pejë për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

“Se qysh ka qeverisur PDK-ja në nivelin lokal dhe çfarë modeli përfaqëson mjafton të shihet komuna e Ferizajt dhe Drenasit aktualisht, si dhe komuna e Prizrenit dhe komuna tjera më parë. Peja ka nevojë të jetë fuqi ekonomike dhe konkurrente në tregun e lirë, sepse shquhet për intelektualë dhe afaristë ndër më të suksesshmit në Kosovë.”, tha Ademaj.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ultimatumi i Kim për Berishën, Manjani bën deklaratën e papritur për ambasadoren

Ngjarja e ardhëshme

Për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier, Barcelona e arrin marrëveshjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian