Ky është i riu nga Skenderaj që vdiq në mënyrë tragjike në vendin e punës

Ka vdekur sot në vendin e punës, punëtori i KEDS’it, Idriz Prekazi pas një incidenti me energji elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka treguar se Prekazin e kishte shokë.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë”, ka shkruar ai.

Në emër të komunës së Skenderajt, Jashari i ka shprehur ngushëllime familjes.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Lamborgini dhe BMW nuk ishin të tyret, njërin e pret ...”, nuk përmbahet Erion Braçe: Idiotë! Më habit që për ‘fluturimin’...

Ngjarja e ardhëshme

Llapi përforcon shtabin teknik me Andi Kullin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian