Ky është i riu nga Nekoci që vdiq sonte në aksidentin e rëndë në Arllat

Një i ri nga Nekoci i Drenasit nuk ia doli t’i mbijetoi plagëve të rënda të marrura në aksidentin e sotëm në Arllat.

Media nga burime të sigurta mëson se viktima është M.Zeka, 24 vjeçar nga komuna e Drenasit.

Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhjekur nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës që vdiq si pasojë të një aksidenti të rëndë mes katër veturave që ndodhi rreth orës 20:30, në Arllat të Drenasit në rrugën rajonale për në Malishevë.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe prokurori kujdestar. Nuk dihet shkaku që ka çuar deri tek ky aksident.

Image
Ngjarja paraprake

"Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë rihapjen e aeroportit në Jemen"

Ngjarja e ardhëshme

Tirana bën goditjen e bujshme në merkato, firmos me sulmuesin e Kombëtares

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian