Ky do të jetë moti për të dielën

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjellur me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.

Ngjarja paraprake

Juventusi e viziton Veronan, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Stilistët e grimit kanë vendosur njëzëri: Këto tri ngjyra buzëkuqi do të jenë hit këtë pranverë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian