KV Drita: Reagim në shkrimin e pabazë të KV Skenderaj dhe trajnerit të tyre

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani (femrat), reagon në deklaratën e trajnerit të Skenderajt, Yll Kadriu, kur thotë mes të tjera: “Arsyetimi pse ata nuk dëshirojnë të luajnë në Skenderaj është sepse palestra jonë s’ka shkallë për publik, e ne të gjithë e dijmë që gjendemi në pandeminë Covid 19, dhe tifozët nuk lejohen të vijnë”. Drita e ka fituar takimin me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Skenderajt dhe është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës. 

“Reagim në shkrimin e pabazë të KV Skenderaj dhe trajnerit të tyre.
Me keqardhjen me të madhe ne si klub reagojmë në shkrimin e pabazë të KV Skenderaj pikërisht trajnerit te tyre!!! 

Klubi i volejbollit Drita tani për tani është një prej klubeve më të organizuara ne Kosove dhe klube i cili qe shume vite radhazi merr pjesë në gara Evropiane ku siç dihet pjesëmarrja në Evropë ka kosto të mëdha financiare dhe vështirëson shumë përforcimin e ekipit me lojtare, pasi që çdo transfer në ekipet që luajnë në Evropë llogaritet transfer ndërkombëtare dhe ka kosto shumë të larta për regjistrimin e tyre! Por kjo nuk e ka penguar KV DRITA që të merr pjesë dhe atë me qëllimin e vetëm që të ngrisë nivelin e vet dhe të volejbollit të Kosovës.

Image

Rregullorja e garave të FVK-së

Neve si klub na vjen shumë keq që shumë ekipe në volejbollin e Kosovës nuk kanë kushte të mira dhe kanë shumë vështirësi në organizim sepse kjo na pengon edhe neve të ngritem, pasi na mungon që të kemi një ligë të organizuar mirë e të fuqishme.

Aq më shumë na vjen keq që një klub i një treve më shumë talente dhe me një gjatësi të kënaqshme të vajzave nuk ka akoma pallate sporti që të zhvillon ndeshjet e nivelit më të lartë! Por ky nuk është faji jonë i nderuar!!!! Nuk është as faji jonë se pse “Rregullorja e brendshme” e FVK-së është ajo që është dhe nuk e lejon një lojë të tillë të zhvillohet aty!

Neve KV Drita nuk kemi frike nga askush dhe asnjëherë sepse ne jemi luajtur e duke zhvilluar volejbollin dhe nuk na frikëson as humbja nëse do të ndodhte!!! Ne kemi frikë nga thyerjet e rregulloreve nëse do të ndodhin sepse ajo mund të na shkatërroj si sport e volejboll e jo se pse ne po humbim një ndeshje ose një Kupë sepse ne e kuptojmë sportin me lojë dhe zhvillim e jo si humbje apo si fitore të një ndeshje dhe një Kupë!!!

Ne dëshirojmë ta informojmë pak opinionin e volejbollit se vitin e kaluar pikërisht në gjysmëfinalen e Kupës Kosovës 2019 ne kemi humbur nga KV Skenderaj dhe jemi eliminuar dhe atë duke qenë mysafirë të KV Skenderaj në Mitrovicë dhe pikërisht KV Skenderaj organizoj ndeshjen në Mitrovicë në pallatin ku lejohet të zhvillohet kjo ndeshje!!! Dhe vjen pyetja pse këtë vit KV Skenderaj nuk e organizoje ndeshjen në Mitrovice ndoshta ata që po folin për friken po frikësohen vet!!!

KV Skenderaj ka organizuar shumë ndeshje të nivelit më të lartë jashtë qytetit të Skenderajt dhe atë vetëm në mungesë të palestrës dhe konform rregullores dhe kjo nuk është hera e parë që duhet ta bënin… kjo nënkupton se ata kanë qenë në dijeni për një gjë të tille… por mos ndoshta pikërisht këtë vit dëshirojnë që të zbehin rezultatet e dikujt tjetër apo ndoshta kanë edhe frikë dhe nuk e kuptojnë sportin si lojë dhe zhvillim por thyerje të rregulloreve dhe favorizim!!!

Të nderuar kemi pritur pa asnjë fjalë që të zhvillojmë ndeshjen si dhe kemi biseduar me FVK-në dhe ju kemi ofruar edhe organizimin e ndeshjes nga ana jonë nëse ju nuk arrini të organizoni ndeshjen dhe të gjeni pallate!!! Neve nuk na shijojnë fitoret në tavolinë asnjëherë, i dëshirojmë në fushë siç i kemi bërë deri tani… por të nderuar ne nuk frikësohemi sepse ne e kuptojmë humbjen si dhe e pranojmë atë edhe nëse ndodhë, se nuk kemi nevojë për frikë… Ne luajmë volejboll me rregulla dhe konform rregullave si në Kosovë si në Evropë!”, reagon KV Drita.

Ngjarja paraprake

Zaev: Borisov nuk me uroi për çmimin, ditët në vijim do ta telefonoj – negociatat vazhdojnë

Ngjarja e ardhëshme

Arbnora Mehemti: Kemi rrezikuar jetën për t’u treguar të tjerëve se çfarë ndodh në spitalet COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian