Kuvendi konfirmon: Deputeti Jahoski është infektuar me koronavirus

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese ka informuar se deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ismail Jahoski ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se i njëjti është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup

“Në bazë të simtomeve të treguara, deputeti Ismail Jahoski është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me KOVID-19. Në mënyrë që ai të jetë nën mbikëqyrjen e ekspertëve për të parandaluar zhvillimin e komplikimeve të padëshiruara, deputeti Jahoski është shtrua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të tjerë, përveç në Kuvend, të kenë kujdes dhe tu përmbahen masave për mbrojtjen e shëndetit kolektiv edhe në kushte shtëpiake, veçanërisht në kontakt me më të afërmit”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Ngjarja paraprake

Ky shtet shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë

Ngjarja e ardhëshme

Refuzon rinovimin me bavarezët,

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian