Kuvendi Komunal i Malishevës mori disa vendime

Në mbledhjen e tetë të rregullt të KK – të Malishevës, të cilën e drejtoi, kryesuesi, Rrahim Morina, para këshilltarëve paraqit rendin e ditës, ku pas konsultimeve u ndryshau dhe me disa plotësime u miratua.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, si: Rekomandimet e Komisionit për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë me covid- 19, që të ndihmohen personat e prekur me coronavirus, të ndihmohet KF ”Malisheva”, u vendos për punëtorët e administratës komunale dhe shërbimin e zjarrfiksëve që t’u plëtësohen kërkesat e parapara me kontratën kolektive, t’i ndahet KEDS lokacioni për trafostacionin energjetik me një përiudhë 50 vjeçare, të bëhet pagesa për anëtarët e bordit të përkohëshm të stacionit të autobusave si dhe t’u mundësohet që shkollave të futbollit të zhvillojnë aktivitetet e tyre, pas një marrëveshje për orarin dhe shfuqizuan vendimin e më parshëm, lidhur me këtë çështje.

Miratuan, rregulloren për Mbrojtje dhe Përkujdesje të të drejtave të fëmijëve, Strategjinë për Komunikim dhe Planin e Veprimit për Transparencë, si dhe shqyrtuan raportin e DAE për përgatitjet dimërore, po ashtu shqyrtuan edhe kërkesat e NISMAS dhe të AAK-së për plotësimin me anëtarë në komitetet jo obligative.

Në fund shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve dhe personave sipas kërkesave që u kishin drejtuar kuvendi.

Ngjarja paraprake

“Çfarë? Dy?”- George Clooney tregoi si reagoi kur zbuloi se bashkëshortja ishte në pritje të binjakëve. Tregon edhe sekretin për flokët

Ngjarja e ardhëshme

Carovska: Në dialog me kompanitë, me bursa të ndryshuara dhe politikë të regjistruar krijojmë kuadro të kërkuara në tregun e punës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian