Kuvendi i Malishevës vendos t’u sigurohen tablete dhe internet nxënësve të familjeve me asistencë sociale

Kuvendi Komunal i Malishevës ka marrë sot vendim që nxënësve të familjeve me asistencë sociale dhe të familjeve me nëna vetushqyese t’u sigurojë tabletë (për të ndjekur mësimin online) si dhe t’ua paguajë internetin deri në përfundim të vitit shkollor.

Kështu ka bërë të ditur asamblisti i LVV-së, Alban Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

“Furnizimi dhe ndarja e nga një tableti për familjet në asistencë sociale dhe familjeve me nëna vetushqyese që kanë fëmijë nxënës,  prej klasës  së –I- (parë) deri te klasa e-VIII-( tetë) si dhe sigurimi i rrjetit të internetit për këto familje deri në përfundimin e vitit shkollor 2020-2021. Vlera 30,000 euro”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kuvendi Komunal i Malishevës ka marrë sot një numër vendimesh në mbështetje të qytetarëve, punonjësve, organizatave dhe institucioneve.

Ngjarja paraprake

Agnesa Vuthaj mahnitëse në setin e ri fotografik

Ngjarja e ardhëshme

Reali konfirmon dëmtimin e Hazardit, belgu humb vitin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian