Kuvend/ Votohet nevoja për miratimin e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive,debati vazhdon në komisione

Deputetët me 60 vota “PËR” dhe 32 “TË PËRMBAJTUR” dhe pa asnjë “KUNDËR” kanë votuar nevojën për miratimin e Ligjit për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive, me procedurë të shkurtuar.

Në seancë ka marrë pjesë edhe Grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, si dhe partitë tjera opozitare.

Tani me procedurë të shkurtuar këto propozimligje të propozuara shkojnë në Komisionin amë për shëndetësi dhe Komisionin ligjvënës-juridik, më pas kthehen në seancë plenare.

Me këto ndryshime, Qeveria propozon që të gjithë qytetarët të mbajnë masak në ambiente të hapura, kurse shërbimeve inspektuese t`u jepet autorizime më të mëdha për kontrolle dhe dënime për mosrespektimin e masave.

Ngjarja paraprake

Presidenti i FIFA-së infektohet me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Fitorja e Joe Bidenit forcon shtetësinë e Kosovës! Ajo e Donald Trump e zbehë ate

të fundit nga